Masakra e Reçakut, Begaj: Zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë

0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar masakrën e Reçakut, të ndodhur më 15 janar të viitit 1999 në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj thotë se kujtesa për masakrën e Reçakut, është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit.

Begaj ka nderuar edhe ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, që i dha jehonë asaj që ndodhi më 1999.

“Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë. 15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë. Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, shkruan Begaj në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu