Masakra me 9 të vdekur në një shkollë në Beograd, zbulohet profili i nxënësit vrasës

0

Tetë nxënës dhe një punonjës i sigurimit të shkollës, humbën jetën nga sulmi me armë më një shkollë fillore në Beograd.

14 vjeçari, i identifikuar si Kosta K. është nxënësi që hyri në shkollë duke qëlluar ndaj nxënësve dhe mësuesve.

Kosta K. mori pjesë në shumë olimpiada, si të matematikës. Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë. Ai po ashtu ishte djali i një radiologu të njohur në Beograd. E gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës tetë, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë pa ndalur. Fillimisht ka qëlluar mbi nxënësit dhe mësuesin në klasën e historisë.

Tre fëmijë janë shtruar në spital, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike.

Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë kanë mbetur të plagosur, ndërsa viktima e parë ka qenë roja që ka ndërruar jetë pak pas të shtënave.

Shokët e klasës të adoleshentit e përshkrujnë si një person të qetë, duke theksuar se ai nuk ishte problematik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu