Kundërshtoi punonjësin e policisë, arrestohet 27-vjeçari në Peqin (EMRI)

0

Në Peqin është kapur një shtetas i shpallur në kërkim për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Peqin, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Adi Meçja, 27-vjeç.

Ai ishte dënuar me 2 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Veprime të mëtejshme procedurale do të bëhen nga strukturat e DVP Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Peqin

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Adi Meçja, 27 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu