Njëri ishte në timonin e mjetit Voklsvagen Passat, kurse tre të tjerët qëlluan me breshëri automatiku ndaj mjetit me të cilin po qarkullonin tre të rinjtë.
Kontrolle intensive nga Policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të RENEA-ve të Tiranës pas vrasjes së tre personave te Mbikalimi i Fushë-Krujës. Policia ka mësyrë në fshatin Larushkë, ku u gjet e djegur dhe makina e autorëve si dhe në Nikël, pasi dyshohet se autorët mund të jenë nga këto zona. Por ende nuk ka asnjë detaj që mund të çojë tek kapja e autorëve që deri më tani mendohet se ishin 4 persona.
Njëri ishte në timonin e mjetit Voklsvagen Passat, kurse tre të tjerët qëlluan me breshëri automatiku ndaj mjetit me të cilin po qarkullonin tre të rinjtë. 30-vjeçari Vata, i cili arriti të dilte nga makina, ishte i plagosur dhe dyshohet se u qëllua edhe nga afër nga autorët. Ndërsa Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan në automjetin që pas breshërisë së plumbave shpërtheu në flakë.
Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.