Autori i masakrës, Aco Martinoviç po drekonte në lokal me disa miq dhe kumbarën e tij, ku më pas kanë pasur edhe një konflikt.
Autori, sapo doli nga lokali, shkoi në banesë dhe mori armën, teksa u kthye sërish në lokal dhe filloi ekzekutimet.
Mësohet se dy nga viktimat, janë fëmijët e Aco Martinoviç.
“Autori i ngjarjes ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe më pas është kthyer sërish në tavernë. Mes personave të vrarë, reuzlton të jetë kumbara, por edhe familjarë dhe miq, të cilët u përpoqën ta ndalonin. Autori është gjendur i rrethuar nga policia. Ai është vetëvrarë me plumb në kokë. Në momentin që është ndjekur nga policia, ka pasur një thirrje për qytetarët që të kishin kujdes, pasi ishte i armatosur. Katër personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë”, raportohet ndër të tjera.