Ambasada shqiptare në Pragë ka konfirmuar se nga sulmi vdekje prurës në Fakultetin e Arteve nuk ka shqiptarë të lënduar.
Megjithatë, sipas ambasadës, e pranishme në Universitet gjatë momentit të sulmit ka qenë edhe një pedagoge shqiptare, por për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Ndërkohë ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, ndërsa thotë se “nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”.
“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë”, shkruan në X Igli Hasani.
Sulmi ndodhi pasditen e sotme, kur David Kozak, 24 vjeç, hapi zjarr nga çatia e Universitetit duke vrarë 15 persona, e duke plagosur 30 të tjerë. Pas sulmit, ai u ekzekutua nga policia, teksa raportohet se më herët ai kishte vrarë edhe babain e tij. Ai ishte student në atë Universitet dhe në këtë mënyrë kishte arritur të hynte brenda godinës.