Arrestohet Klaudio Çobaj
Policia Fier:
“Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”