‘Masakroi’ Vllazninë në ndeshjen e parë në Europë, UEFA-s nuk ia ndjen për ankesat e shkodranëve

0

Pavarësisht ankesave të Vllaznisë, së gjyqtari Aleksei Matjunin që drejtoi ndeshjen me Shiroki Brijeg  mori vendime të padrejta, UEFA  nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese. Duket në zyrat e organizatës që drejton futbollin në Europë, nuk i shohin ngjarjet e asaj ndeshje në të njëjtin këndvështrim me kuqeblutë.

Kësisoj, gjyqtari Majunin jo vetëm që nuk është ndëshkuar nga UEFA, por ai është caktuar që të vazhdojë të drejtojë në Europë. Që në turin e ardhshëm të Ligës së Konferencës ai do të jetë përsëri në fushë, duke drejtuar në ndeshjet e para.

Matjunin dhe grupi i asistentëve të tij janë caktuar që të gjykojnë në ndeshjen mes Elfsborg të Suedisë dhe Milsami të Moldavisë, duke lënë me siguri të zhgënjyer në kampin shkodran ku gjykimi i tij u vuri në rrezik kualifikimin.

Shkodranët ishin shume të pakënaqur dhe akuzuan gjyqtarin në fjalë se kishte qenë i njëanshëm në vendimet e tij, pasi dha penallti të dyshimta e kartonë të verdhë e të kuq të pakuptimtë për ta në ndeshjen që e humbën me shifrat 3-1 në transfertë.

Vllaznia ka arritur të enjten në darkë një rezultat fantastik duke u kualifikuar në një ndeshje emocionuese në “Loro Boriçi” në turin tjetër të Ligës së Konferencës. Ky ishte një kualifikim i merituar përballë Shiroki Brijeg sidomos për peripecitë e ndeshjes së parë ku kuqeblutë u masakruan nga gjyqtari rus Aleksei Matjunin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu