Masat anti covid/796 gjoba të vendosura gjatë kësaj dite

0

Policia e Shtetit ka vendosur 796 gjoba në 24 orët e fundit në të gjithë vendin për qytetarët që janë konstatuar pa maska, jashtë ambienteve të shtëpisë dhe në makina.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe gjobitur 22 persona që morën pjesë në protestën kundër ministrit të jashtëm grek, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare ditën e djeshme në Tiranë.

“Gjatë 24 orëve të fundit: 769 masa administrative për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 600 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 22 shtetas, të cilët kanë thyer protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke u grumbulluar në tubime të paligjshme. Në përfundim të veprimeve këta shtetas janë proceduar penalisht dhe janë ndëshkuar edhe me masën administrative 3000 lekë secili.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 169 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik,”– njoftojnë uniformat blu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu