Masat anti-COVID, zjarre dhe makina të shkatërruara në Belgjikë

0

– Protestuesit në Bruksel ndezën zjarre në rrugët e kryeqytetit belg në shenjë kundërshtimi ndaj masave kufizuese të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit ditën e diel.

Pamjet janë përhapur me shpejtësi në rrjetet dhe mediat e huaja. Raportohet se mes forcave të policisë dhe protestueve ka patur konfrontime dhe efektivët kanë arrestuar 40 persona.

Gjithashtu protetuesit shkatërruan disa makina dhe u vunë flakën disa koshave të mbeturinave.

Belgjika ka vendosur hyrjen e qytetarëve në bare, lokale, vende pune, etj. me çertifikatë të vaksinimit.

Javën e fundit, disa prej kryeqyteteve europiane u përfshinë nga protesta kundër masave kufizuese anti-COVID në Holandë, Itali dhe Austri.

Marrë nga “News Observer”