“Masat e Vuçiçit nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën”/ Vjosa Osmani: Qëllimi i Beogradit është destabilizimi!

0

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kërkesat dhe masat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën dhe se qëllimi i tij është destabilizimi i rajonit. Gjithashtu Osmani tha se Vuçiç po tenton t’i hedh hi syve aleatëve ndërkombëtarë me kërkesa për ri integrimin e komunitetit serb në Kosovë.

presidentja e Kosovës tha se qëllimi kryesor ti tij është destabilizimi i vendit. Megjithatë, Osmani tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në lidhje që të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë në përputhje me procedurat e ligjshme të jenë në të gjitha institucionet e Kosovës.

“Vuçiç duhet të kuptojë një herë e përgjithmonë se Kosova është vend sovran dhe pavarur, me institucione legjitime dhe demokratike të cilat marrin vendime për të gjithë qytetarët dhe çdo cep të Kosovës. Kërkesat e një presidenti të një shteti tjetër të cilat nuk bëhen në mirëbesim dhe nuk e kanë asnjëherë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm e vetëm interesat destabilizuese të Serbisë s’kanë rëndësi për Kosovën. Për më tepër unë jam e bindur se presidenti serb nuk është i interesuar që të realizohen ato që ai i paraqiti si kërkesa.

Ai nuk është i interesuar në rikthimin e serbëve në institucione të Republikës së Kosovës. Unë jam e bindur se kur Vuçiç flet për rikthimin e serbëve në polici, gjyqësi, parlamentar dhe të tjera ai në fakt po i prezanton këto si fjalë e retorikë për të hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo që po ngjanë në të vërtetë. Që janë përpjekjet e tij të qeverisë së tij, ushtrisë së tij në trajtimin e vazhdueshëm të forcave paramilitare që kanë qëllim vetëm dhunën… Në asnjë moment nuk e besoj se Vuçiç është interesuar që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu