Masat për sezonin turistik/ Shtim sportelesh dhe lehtësim procedurash në kufi

0

Shqipëria pret fluks turistësh të huaj gjatë këtij sezoni veror.Në njëkohë që sezoni turistik ëshë hapur zyrtarisht në Shqipëri Zv.kryeministrja Albana Koçiu nga Saranda preantoi masat e mara nga institucionet për garantimin e një sezoni turistik të sigurt.

Sipas saj, masat përfshijnë shtimin e sporteleve dhe personelit në pikat kufitare, përmirësimin e sinjalistikës rrugore, lehtësimin e procedurave kufitare, kalata të dedikuara për anijet turistike dhe patrullim të vazhdueshëm në bregdet.

Zv.kryeministrja tha se së shpejti do të aplikohet sistemi e-Gate edhe në portet e Sarandës dhe Durrës, i cili ka rezultuar i suksesshëm në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Sipas të dhënave zyrtare në katwr muajt e parë të këtij viti Shqipëria ka pritur rreth 2.5 milionë vizitore të huaj.