Masë arrest me burg për 44-vjeçarin në Durrës që tentoi të përdhunojë të bijën pak ditë më parë

0

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për shtetasin Gëzim Ceku që u akuzua pak ditë më parë për tentativë përdhunimi ndaj së bijës 14-vjeçare.

Gjyqtar i seancës ishte Markelian Koça.

Ditën e shtunë në lagjen nr.15 ku familja në fjalë jetonin me qira në një banesë të vendosur pak kohë më parë, shtetasi Gëzim Ceku u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje sakaq më pas në deklaratën e së bijës së mitur u mësua që i ati kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu