Mashtrime në bursa fiktive/ Përshtati apartamentin për Call Center, arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçare pas një operacioni të zhvilluar për goditjen e rasteve të paligjshmërisë në vend.

Sipas njoftimit zyrtar theksohet se e reja kishte përshtatur apartamentin e saj si call center, për të mashtruar shtetas të huaj, që të investonin në bursa fiktive,

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 5 celularë dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë dokumentimit të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.