Mashtrimet kibernetike, policia: Janë marrë 25 kallëzime, temntativa për dëme monetare

0

Njoftimi i policisë:

Njoftim për shtyp në lidhje me veprimtarinë kriminale në fushën e krimeve kibernetike, situatë e paraqitur më datat 22.06.2023 dhe 23.06.2023 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare. Nga veprimet e shpejta, të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, më datë 23.06.2023 është konstatuar se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Deri më tani, janë marrë 25 kallëzime dhe 50 njoftime rreth kësaj situate. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj situate, për identifikimin e shtetasve përgjegjës, si dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. ????Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është: ????Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është: Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected]. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në ditët në vijim, do të informojë sërish qytetarët, rreth kësaj situate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu