Mashtrimet me ID e dokumente, falsifikuesi pyet i trembur: Ça u bo? Se i ka kap Artan Lame

0

Në përgjimet e zbardhura për rrjetin e falsifikatorëve në Tiranë, përmendet dhe kreu i Kadastrës, Artan Lame. Falsifikuesi, Gëzim Xhafa, pyet i frikësuar për një çertifikatë pronësie të falsfikuar që i lëshuar i infilturuari. Ai interesohet shumë i trembur pasi kishte zbuluar se në Kadastër ishin zbuluar shkeljet e kryera.

BISEDA:

B-Po kot mo mboni pershtypje,për atë….. që bom ne të tokës ça thon për atë si shpi?
A- Kot o burr veç dashka me ja kallzu plakës vet ai me i thon që kam marr hipotekën e sdi gjo se ka i merr do lek, ka i merr ca lek. 200(dyqind) i ke këtu. Numëroi po dush. Je në rregull?

B- Tashi,nesër.

A- Veç mbo telefon thuj e takohena ktu dhe..

B- Thash un ngaqë i ka kap ai Artan Lame, kishin kap ato të ……….

A- Po jo or ska lidhje fare, ska lidhje fare, hajt pra me t mira. Çiao mbo telefon e takona.

B- Hajt mirupafshim.

Ditën e sotme, për Gëzim Xhafën, Artur Bramon dhe Shpetim Begën është kërkuar nga Prokuroria masa e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme. Policia ka sekuestruar skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu