Mashtrimi përmes Call Center në Shkodër, lihen të lirë 8 punonjësit

0

Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë ditën e sotme gjashtë punonjësit e call center të cilët u vunë në pranga 2 ditë më parë. Për të rinjtë është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Sipas palës mbrojtëse e cila kërkoi lirimin, të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.

Gjashtë vajza dhe 2 djem u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan Elisa Kolndreu 22 vjeçe, Olda Shpendi 20 vjeçe, Aishe Baci 30 vjeçe, Senada Alij, 21 vjeçe, Sonila Alija 24 vjeçe, Ervin Osja 29 vjeç, Nikolin Toma 26 vjeç, Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.