“Mashtruan për vetingun”/ Berisha: Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë ambasadorët më të korruptuar në histori

0

“Tani unë si dëshmitar i atyre proceseve, u them ju, garancitë absolute për vetingun kanë qenë rishqyrtimi i dosjeve kriminale. Dhe kam parasysh një bisedë që kam zhvilluar me dy ambasadorët më të korruptuar në historinë e diplomacisë evropiane dhe botërore, Donald Lu dhe Romana Vlahutin në zyrën time. Unë u them atyre, ju kërkoni këtë proces për të shqyrtuar dosjet, pajtueshmërinë e tyre me ligjin, ku i keni ju ato njerëz, nga do i gjeni ju këta inspektorë, këta gjykatës, se këta duhet të jenë njerëz të kualifikuar që të gjykojnë gjykatësit? Kemi plot, më thanë, kemi plot, i kemi në pension, do marrim, do i sjellim. Ky ishte mashtrimi ku e bazuan piramidën. Ju garantoj se ky ka qenë kriteri më i fundit dhe më i papërfillur në procesin e punës së tyre.

Janë marrë vetëm me gjah shtrigash. Prokurores në fjalë nuk pranonin se i ati i ka kthyer rrogën, ndërkohë që Irenës me 5 mbiemra i pranojnë se ish-bashkëshortja e burrit i ka dhënë para hua. E kuptoni ju vetë, i ka marrë burrin dhe pastaj ajo e shpërblen me para. As në romanet e Markezit nuk e dëgjon një gjë të tillë. Pra kësaj i pranohet se e ka shpërblyer me para borxh, që janë gjetur pa burim, kurse asaj tjetrës, që i ka kursyer rrogën, asaj nuk i pranohet. Tani për t’i shkuar pak më tutje këtij procesi, unë e kuptoj që me këtë qëndrim irritohen shumë. Unë e kuptoj se zemërohen shumë korruptokratë apo të mashtruar që mbështetën këtë proces, por unë do mbroj interesin e vendit tim, do mbroj interesin e qytetarëve shqiptarë. Ndaj unë do u them atyre çdo të vërtetë se janë ata që paguajnë, është Shqipëria që paguan. Para 4 vitesh kam llogaritur se dëmi financiar për mosgjykimin e çështjeve civile kalonte mbi 4 miliardë euro. Përveç asaj, nuk ka investitor serioz që vjen këtu në një vend me këtë drejtësi, asnjë. Sepse siguria juridike është zero,” tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu