Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohet se nuk ndaluan personin e paidentifikuar, që ishte në masakrën e Dobraçit.
Sipas dyshimeve, ky person ishte Ibrahim Lici, i cili u pa në vendi ne ngjarjes së ndodhur më 30 tetori 2024.
Po ashtu, Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkodrës duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.
4 efektivet e dyshuar për shpërdorim detyre do të hetohen në gjendje të lirë, me masë sigurie “detyrim paraqitje”.
Nga atentati mbetën 4 persona të vdekur, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm.