Maskat terror në një banesë. Me kallashnikov në dorë, lidhin pjestarët e familjes dhe marrin 20 milion lekë

0

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur para dy orësh në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ku persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në një apartament të noterit të njohur Th. Kaçi, 63 vjeç.

Sipas raportimeve të para, mësohet se autorët e maskuar kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Ndërkohë që forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu