‘Maskohej’ si ish-efektivi i Komisariatit të Sarandës/ Arrestohet shqiptari në Greqi

0

Autoritetet greke kanë shkatërruar një grup kriminal që dyshohet për kryerjen e vjedhjeve dhe rrëmbimeve në zonën e tyre. Operacioni i tyre i suksesshëm çoi në arrestimin e disa individëve, përfshirë një person me dy identitete.

Në sistemin e policisë greke, një prej të arrestuarve rezulton me dy identitete, konkretisht atë real si Giga Tchilaia, 38 vjec shtetas gjeorgjian por edhe si Gëzim Qemal Elmazi i datëlindjes 26.06.1977. Ky identitet i përket një banori të Sarandës, ish-efektiv i Komisariatit të Sarandës. Në bazë të mediave greke personi është me precedentë penalë, i arrestuar për pengmarrje në vitet 2000, por edhe në korrik 2017 si ndihmues i një grupi grabitësish të armatosur, që vepronin në kufirin greko-shqiptar, ku gjatë arrestimit të tyre në Sarandë u sekuestruan 2 pistoleta dhe sende të vjedhura në fshatrat grekë pranë kufirit.

Ky grup kriminal akuzohet për të ketë fituar më shumë se 200 mijë euro nga aktivitetet e tyre të paligjshme, dhe autoritetet po hetojnë për pjesëmarrjen e tyre në vepra kriminale të tjera. Gjatë operacionit, policia greke sekuestroi para cash, drogë, armë dhe sende të dyshuara të vjedhura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu