Matësit e cilësisë së ajrit në Kosovë: Mos dilni nga shtëpia

0

– Matësit e cilësisë së ajrit në Kosovë kanë treguar për cilësi të dobët të ajrit, duke këshilluar qytetarë e disa qyteteve të qëndrojnë në shtëpi. Sipas matësve të vendosur nga Instituti Hidrometeorologjik, në Gjilan, Obiliq, Pejë, Prishtinë dhe Prizren cilësia e ajrit është e dobët. Ndërsa në Drenas dhe Mitrovicë, ajri është i cilësisë mesatare.

JuSugjerojmë
STUDIMI/ Smogu, shkaktar i 14% të problemeve kardiovaskulare
IHMK-së, ka paralajmëruar me anë të një njoftimi që kushdo që përjeton ngacmim si dhimbje të syve, kollë ose dhimbje fyti duhet të konsiderojë zvogëlimin e aktivitetit, veçanërisht jashtë. Për grate shtatzëna rekomandohet të qëndrojnë në shtëpi.

“Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive dhe të rriturit me probleme të zemrës, duhet të zvogëlojnë aktivitetin e rëndë fizik, veçanërisht jashtë, dhe veçanërisht nëse përjetojnë simptoma. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë brenda. Njerëzit me astmë mund të zbulojnë se kanë nevojë të përdorin thithësin e tyre më shpesh. Njerëzit e moshuar gjithashtu duhet të zvogëlojnë sforcimet fizike”,– njofton IHMK.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu