TIRANË- Janë publikuar rezultatet që maturantët kanë arritur në provimin e lëndës me zgjedhje. Sipas rezultateve 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Në total 25 872 maturantë kanë kryer provimet me zgjedhje.