Matura Shtetërore! Përsëritet historia publikohet teza e provimit të anglishtes

0

Skandali me rrjedhjen e tezave në Maturën Shtetërore vijon edhe këtë vit. Vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit të Gjuhës së Huaj, në rrjetet sociale është publikuar varianti B i tezës së gjuhës angleze.

Ndërkohë që testimi zgjat deri në orën 12:30, publikimi i tezës gjatë zhvillimit të provimit ngre sërish shqetësime serioze mbi sigurinë dhe besueshmërinë e procesit.

Ky nuk është rasti i parë që ndodh një rrjedhje e tillë, duke dëshmuar për mungesën e masave të rrepta për mbrojtjen e materialeve konfidenciale të provimeve të Maturës. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Ministria e Arsimit lidhur me rastin.