Matura Shtetërore/ Të rinjë me mendje për të emigruar

0

Fundi i një viti shkollor për Maturat Shtetërore, gjithmonë përkon me zgjedhjet e rëndësishme të universitetit, ku maturantët do të shkollohen në drejtimin e tyre profesional. Shpesh në gjimnaze, bëhen edhe mbledhje ku maturantëve u tregohen kapacitetet e universiteteve të ndryshme, në mënyrë që të kenë hapësirë e mjaftueshme për të qenë në auditore.

Por shpesh maturantët shqiptarë, zgjedhin që shkollimin e tyre ta kryejnë në vendet Perëndimore e kjo për efekt të kushteve më të mira që u ofrojnë për një njohjen e diplomës dhe të vendpunësimit.

Gjë kjo e cila bën që një pjesë e madhe e të rinjve të largohen nga Shqipëria e duke i kthyer kështu universitetet shqiptare në nje mungesë të theksuar studentësh.

Janë vetë maturantët që për infowebtv, paraqesin dëshirat rreth të ardhmes akademike. Një pjesë e madhe e tyre pohojnë se duan të shkollohen në universitetet Europiane, ndërsa një pjesë tjeter në Shqipëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu