Maturantët mbyllin protestën: Mblidhemi sërish nesër këtu

0

Maturantët në të gjithë vendin kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen derisa të shohin notat e tyre përfundimtare për testin e Matematikës.

Sot përreth 2 orë maturantë nga të gjitha gjimnazet e Tiranës kanë bllokuar rrugën para MAS dhe QSHA në shenjë proteste ndaj tezës së provimit të matematikës, e cila sipas tyre kishte nivel shumë të lartë vështirësie, me pyetje të përkthyera keq nga teza të Cambridge si dhe pa lidhje me modelin që ju është dhënë gjatë këtij viti nga ministria.

Por ata janë shprehur të vendosur për të arritur objektivin e tyre, ndërsa kanë paralajmëruar se nesër do të mblidhen sërish në protestë në orën 11:30.

Shumë prej tyre janë shprehur se nëse MAS nuk ul tavanin e pikëve maksimale do të bojkotojnë dhe provimin e lëndës me zgjedhje të Maturës Shtetërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu