Aktivistja pyet ish-sekretarin amerikan për dosjen e Berishës, ja si iu përgjigj

0

Aktivistja e njohur shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ka pasur një takim të premten me ish-Sekretarin amerikan Mike Pompeo, të cilin e ka pyetur drejtpërsëdrejti për një nga çështjet më të bujshme të politikës shqiptare ditët e fundit, të ashtuquajturën “dosje” për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili së fundmi u shpall dhe person ‘non grata’ nga DASH.

Në një postim në Facebook vetë Kokalari tregon:

“Pata fatin të takoj dhe të flas me Sekretarin Mike Pompeo sot. Sigurisht që e pyeta nëse kishte dijeni për dosjen e Berishës, e cila supozohet të jetë hapur nga Administrata e Trump-it, – tha aktivistja. – Sekretari Pompeo s’ishte fare në dijeni për dosjen dhe as për korrupsionin e politikanëve në fjalë.

I shpjegova në detaje çfarë po ndodh, dhe ndërkohë që tha se do të telefononte Kongresmenin Lee Zeldin, më premtoi që Adminstrata Trump s’ka lidhje fare me këtë çështje.

Është e qartë që Ambasadori Donald Lu, e ka përpiluar dhe çuar dosjen e Berishës në DASH, por jo me kërkesë të dikujt nga Administrata e Trumpit, por me sa duket, me urdhër dhe për përfitimin të dikujt tjetri.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu