Mbahet protesta e 17-të anti qeveritare në Serbi

0

Në Beograd është mbajtur protesta e 17-të me radhë e opozitës serbe me sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Këto protesta zhvillohen pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në muajin maj ku mbetën të vrarë dhjetëra persona.

Organizatorët e protestës, kryesisht nga radhët e partive opozitare dhe një pjese të shoqërisë civile, thanë se kjo protestë kishte në qendër heshtjen për promovimin e dhunës që vjen çdo ditë nga mediat proqeveritare.

Për dallim nga protesta e kaluar këtë herë është vërejtur një numër dukshëm më i madh i qytetarëve serbë.

Protestuesit kërkuan largimin e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiç, dhe drejtorit të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë serbe, Aleksandër Vulin, i sanksionuar së fundmi nga Thesari Amerikan i Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu