Zvicra bëri histori në Euro 2020 duke eliminuar një kundërshtar dhe pretendent për fitimin e trofeut si Franca. Por kjo erdhi nga penalltitë dhe në fakt nga gabimi i Kylian Mbappe, i cili nuk arriti të realizonte penalltinë e pestë për Francën, duke shkaktuar një eliminim të “Gjelave”.
Një peshë “faji” që do të rëndojë ndaj sulmuesit 22-vjeçar, që është ylli i momentit. Ndërsa kritikat janë lëshuar si rrufetë ndaj tij, mbështetja ndaj Mbappe ka ardhur pikërisht nga legjenda e gjallë e futbollit botëror, brazilianit Pele.
Pele shkroi në Twitter: ‘Mbaje kokën lart, Kylian! Nesër është dita e parë e një udhëtimi të ri”.
Kampionët në fuqi të botës ishin në rrugën e duhur për një vend në çerekfinale pasi dy gola nga Karim Benzema dhe goditja e shkëlqyeshme e Paul Pogba nga një distancë të largët të gjatë përmbysën golat e hershëm të Haris Seferovic në pjesën e parë. Por Zvicra shënoi dy herë më vonë për të barazuar në 3-3 pas 90 minutash dhe me përballjet me penalltitë, portierin Yann Sommer ishte heroi në i ndeshjes duke pritur gjuajtjen e Mbappe-së.
“Është shumë e vështirë të kthesh faqen. Trishtimi është i madh pas këtij eliminimi, ne nuk mund ta arrinim qëllimin tonë”, postoi Mbappe në Instagram pas eliminimit të Francës.
“Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja ekipin por dështova. Do të jetë e vështirë për të fjetur por fatkeqësisht kjo është ajo që ndodh në këtë sport që e dua shumë. E di që ju tifozë jeni të zhgënjyer, por unë do të doja të ju falënderoja për mbështetjen tuaj dhe që gjithmonë keni besuar në ne. Mendoj se gjëja më e rëndësishme do të jetë të ngrihesh edhe më i fortë për vitet e ardhshme. Urime dhe fat të mbarë për Zvicrën”, ishte ndjesa publike e francezit.