Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka arrestuar ish-drejtorin e përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të tjerë të këtij televizioni.
Sipas SPAK është regjistruar një procedim penal për veprën “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike“.
E paprecedentë zbulojnë se Thoma Gëllçi prej 6 muaj i kishte mbaruar mandati por vazhdonte mbante “peng” zyrën duke shkuar herë pas here. Sipas informacioneve që ka siguruar “Fax News”, një javë më parë javën e kaluar këshilli i RTSH ka bërë në mbledhje ku ka kërkuar mbylljen e kanalit RTSH Agro. Se bashku me Thoma Gëllçin janë arrestuar dhe tre punonjës të RTSH, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Maraveci.
Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.