Mbante maskë gjatë gjithë kohës, Gjekmarkaj shfaq probleme shëndetësore

0

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka shfaqur probleme shëndetësore në nisje të mbledhjes së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku po raportonte Ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Ai ka kërkuar ndjesë dhe është larguar nga mbledhja për shkak të gjendjes shëndetësore, duke ia kaluar drejtimin e mbledhjes nënkryetarit, deputetit socialist Petro Koçi.

“Për arsye shëndetësore e kam të pamundur të rri më gjatë”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj, i cili ka qëndruar gjatë gjithë kohës me maskë në mbledhje. Mësohet se Gjekmarkaj ka pasur shqetësime për shkak të një gjendje helmimi nga ushqimi, dhe nuk ka pasur dyshime për infektim nga Covid.

Mbledhja ka vijuar më tej me diskutime mes palëve për çështjen e arsimit, dhe skenarët që do të ndjekë qeveria shqiptare në rast të rritjes së infektimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here