TIRANË- Një 22 vjeçar është arrestuar në Tiranë.
Policia thotë se të riut iu gjetën në automjet dhe në banesë, rreth 900 gramë kokainë, të cilën e posedonte me qëllim shitjen.
Autoritetet kanë sekuestruar lëndën narkotike dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e këtij shtetasi.
Kontrollet u kryen në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe më pas në banesën e tij.