Mbappe tek Reali? Trajneri i PSG-së, Pochettino jep këtë përgjigje zyrtare…

0

Trajneri i Paris Saint Germainit shpreson që ylli francez të mbetet në ekip deri në fund të sezonit.

Kylian Mbappe është duke kaluar vitin e fundit të marrëveshjes me Paris Saint-Germain që i skadon në qershor të vitit 2022. Futbollisti nuk duket që do të rinovojë kontratën dhe mund të largohet si futbollistë i lirë në fund të edicionit dhe Real Madrid është një nga destinacionet më të mundshme për të.

Megjithatë, trajneri i PSG, Mauricio Pochettino në një intervistë për ‘Cope’ ka thënë se klubi do të bëjë gjithçka që ta mbajë Mbappen në ekip.

“Kylian Mbappe do të marrë vendimin që dëshiron për të ardhmen e tij. PSG do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur atë në klub. Ne mund ta ndryshojmë mendjen e tij dhe ta bind që të qëndrojë tek ne”, tha Pochettino.

Mbetet të shihet nëse 22-vjeçari do të rinovojë kontratën me PSG apo do të largohet me parametra zero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu