Një ngarkesë prej 2100 tonësh mbetje industriale, që dyshohet se përmban lëndë të rrezikshme, mbërriti në portin e Durrësit sot rreth orës 07:30. Mbetjet, të cilat besohet se përfshijnë hiri nga oxhaqet metalurgjike, ishin nisur nga Shqipëria në korrik me destinacion Tajlandën, e cila e refuzoi atë pas një alarmi nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’.
Pas tre muajsh lundrimi, kontejnerët u rikthyen në Durrës, ndërsa anija ‘Moliva’ po pret në radën e jashtme. Autoritetet shqiptare janë në hetim dhe pritet të përcaktojnë procedurat e nevojshme për trajtimin e kësaj ngarkese.
Pluhuri i dyshuar, i njohur me siglën EAF, përmban metale të rrezikshme si plumbi dhe kromi, që shkaktojnë kancer. Ngarkesa ishte blerë nga kompania shqiptare “Sokolaj” nga Kurum, prodhuese e çelikut në Elbasan.
