Anija e Marinës “Libra” e cila u nis nga Brindisi me 40 emigrantë ka mbërritur në portin e Shëngjinit.
Emigrantët do të vendosen në Gjadër, qendrën e ndalimit dhe riatdhesimit të refugjatëve të ngritur nga qeveria italiane në Shqipëri, ndërsa anija me të cilën mbërritën në Shëngjin, do i dhurohet i Shqipërisë.
Kujtojmë se bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në Brindizi ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka vendosur transferimin në kampin në Shqipëri.
Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të emigrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe gjykata ka vendosur qëndrimin e tyre në qendrën e pritjes së azilkërkuesve.