Mbështetëse e Salvinit, arrestohet shqiptarja në Itali, kapet me 450 kg kanabis

0

ITALI- Një shqiptare është arrestuar ditën e sotme në Itali. Ilmessaggero shkruan se 36-vjeçarja e arrestuar quhet Jona Mullaraj, dhe u vu në pranga pasi u kap me 450 kilogram lëndë narkotike kanabis. Dyshohet se Mullaraj u tradhëtua nga bashkëpuntori i saj, i cili njoftoi policinë në Milano.

E mbërritur në Itali vite më parë, në profilin e saj në Facebook ka foto të shumta që e shohin të angazhuar në partinë ‘Lega Nord’, si dhe selfie me Matteo Salvinin dhe përfaqësues të tjerë vendas të Ligës Veriore dhe postime kundër vaksinimit të detyryar dhe “Green Pass”.

Mullaraj punonte zyrtarisht në fushën e ndërtimit, por sipas hetimeve të karabinierëve të kompanisë Desio, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Monzës, ajo kishte nën kontroll trafikun e drogës së zbuluar sot, duke e shndërruar një kuti në një magazinë mallrash të paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu