TIRANË- Mbështetësit demokratë vijonë mbledhjen e tyre poshtë banesës së kreut të opozitës, Sali Berisha.
Siç janë shprehur më herët, ata thonë se këto mbledhje janë në shenjë solidarizimi me kryedemokratin i cili ndodhet në arrest shtëpie që nga 31 janari.
Mbledhjet e tyre kanë vijuar çdo ditë për gati një javë rresht. Berisha ka komunikuar herë pas here me mbështetësit e tij me megafon nga dritarja e shtëpisë.