Mbështetësja e Bashës përplaset me Elezin para selisë së PD

0

Ka vijuar edhe ditën e sotme, protesta e organizuar përpara selisë së partisë Demokratike ku disa protestues kërkojnë largimin e kryetarit aktual të PD, Lulzim Bashës.

Kërkesat kanë qenë të njëjta, Ibsen Elezi i cili ka qenë ish kryetar i PD në qarkun e Kukësit është shprehur se kërkojnë dorëheqjen e bashës dhe organizimin e zgjedhjeve për kryetar partie.
Edhe nëse do të zgjidhet sërish Basha, Elezi shprehet se do të respektojnë vendimin e anëtarësisë.

“Unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqje dhe të organizohen zgjedhje, për të parë nëse do të votohet sërish.
Këta fillojnë me denigrimin e figurave, modifikojnë foto të mia. Metoda njësoj si të lali Erit apo Edi Ramës.

Po të kishte fitu PD do kisha mbyllur gojën, nuk do flisja. Që Edi Rama do i vidhte zgjedhjet, unë e dija, ose të paktën e dija që do e deformonte aq sa i duheshin . Pyetja ime është pse Basha e la kauzën tonë në mes duke dalë nga parlamenti”- tha Ibsen Elezi.

Por gjatë fjalës që ai po mbante për mediat, ka ndërhyrë një mbështetëse e kryetarit Lulzim Basha e cila ka sulmuar Ibsen Elezin duke i thënë se i gjithë veriu është blu, dhe Kuksi ishte blu , jo mavri.

“Në veri e sipër jemi blu, nuk jemi mavri Ibsen, Kuksi ka fitue blu”- u shpreh mbështetësja e Bashës.

Ibsen Elezi: A e kuptoni ca metodash përdorin ? Ju kanë neverit çdo gjë shqiptarëve, politikën dhe jetesën, ja si e marrin edhe e fusin atë në mes të fjalës time që të ndërhyjë. Unë e kam marrë iniciativën vetëm për shkak të reagimeve që kanë pasur demokratët në rrethe të ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu