Mbështetje për shkollat/ Drejtori i ZVA Kavajë, Enver Biturku, pret Kryetarin e Bashkisë Haag në Austri

0

Kavajë, 14 prill 2025 – Drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Kavajë, z. Enver Biturku, priti në një vizitë zyrtare dhe miqësore Kryetarin e Bashkisë Haag të Austrisë, z. Lukas Michlmayr, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Gjatë takimit, u zhvillua një bisedë konstruktive mbi sistemin arsimor në Shqipëri dhe u trajtuan mundësitë konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm në këtë fushë jetike për të ardhmen e vendit.

Z. Michlmayr shprehu gatishmërinë për të mbështetur shkollat e zonës me materiale didaktike, laboratorë shkencorë, laptopë dhe pajisje të tjera teknologjike, duke theksuar rëndësinë e rritjes së cilësisë së arsimit përmes mjeteve moderne.

Drejtori Enver Biturku vlerësoi vizitën dhe angazhimin e autoriteteve austriake si një tjetër gur themeli në marrëdhënien miqësore mes Shqipërisë dhe Austrisë, në funksion të një të ardhmeje më të ndritur për nxënësit shqiptarë.

Postimi i Drejtorit të Zyrës Vendore të Arsimit Kavajë, Enver Biturku:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në një vizitë të ngrohtë z. Luki Michlmayr Kryetar i Bashkisë Haag të Austrisë 🇦🇹, së bashku me bashkëshorten e tij.
Gjatë takimit shkëmbyem ide për sistemin tonë arsimor 🇦🇱 dhe diskutuam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen.

Z. Michlmayr u shpreh i gatshëm të mbështesë shkollat tona me materiale didaktike, laboratorë shkencorë, laptopë dhe pajisje teknologjike që i japin hov cilësisë në arsim! 💻🔬📚
Jam thellësisht mirënjohës për këtë vizitë miqësore dhe për vëmendjen e treguar ndaj arsimit tonë.

Vlerësoj maksimalisht këtë angazhim dhe mbështetje, si dhe e konsideroj një tjetër urë të fortë në marrëdhënien e gjatë dhe të frytshme mes Shqipërisë dhe Austrisë. 🤝❤️🇦🇹🇦🇱
Faleminderit, Lukas!

Në emër të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Kavajë, uroj që ky të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre!