Mbetën të bllokuar mes flakëve/ Momenti kur efektivët shpëtojnë të moshuarit në azil (VIDEO)

0

Policia ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të të moshuarve, në azilin që u përfshi nga flakët në Tiranë.

Në video shihet se disa të moshuar janë mbajtur në krahë nga policët, e disa të tjerë janë nxjerrë me anë të mbulesave. Sipas raportimeve, 4 prej tyre mbetën të lënduar nga flakët, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në një azil privat në rrugën “Ali Visha” të kryeqytetit, pak pas mesnatës. Paraprakisht dyshohet se flakët kanë nisur si pasojë e një batanijeje elektrike, që përdorej nga të moshuarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu