Mbeti jashtë Parlamentit,Ndoka i revoltuar me Bashën: Nëse Rama…

0

Vjen reagimi i parë nga aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, i cili kritikon rolin e kreut të PD gjatë fushatës teksa thotë se tashmë duhet të mbajë përgjegjësi.

Ndoka, i cili mbeti jashtë parlamentit të ri, tha se Basha nuk e shfrytëzoi faktin që ishte në koalicion me të, Dashamir Shehin apo Agron Dukën, por “me unin e tij tentoi të kopjonte stilin e tij”, duke mos u shfaqur në fushatë me koalicionin që kishte.

“Padyshim që Basha duhet të mbajë përgjegjësi, ai luajti të gjitha për gjitha. Ai nuk e shfrytëzoi se pati një koalicion, ai me unin e tij tentoi që kopjonte sitlin e tij. Nëse Rama ishte i vetëm, Basha kishte një koalicion me aleatët, kishte koalicionin më plural që nuk e kishim pasur ndonjëherë. Asnjëherë nuk e kemi parë Bashën të dalë më koalicionin e tij, duhet të kishte besueshmërinë më të madhe, se nëse dikush nuk kishte dashamërisë për Bashën, kishte për Agron Dukën apo dhe Dashamir Shehin”, tha Ndoka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu