Mbi 12 mijë bimë kanabisi asgjësohen në Shkodër, procedohen penalisht 4 persona, në kërkim autorët

0

Policia e Shkodrëska proceduar penalisht 4 persona, ndërsa ka shpallur në kërkim autorët në kuadër të operacionit “Koordinata”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.

Bëhet me dije se autoritetet kanë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin e koduar “Koordinata”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.

Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa. Konkretisht:

Njësia administrative Pult, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Njësia administrative Temal, Vau i Dejës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan: kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre; dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.