Personi në foton e mësipërme është Selman Mihana, 70 vjeç, me profesion ekonomist që mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të shtunën (10 shkurt) në Kurbin.
Mihana ndodhej në zyrë kur autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ku si pasojë gjeti dhe vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi Ardian Gjeloshi, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.