Mbi 20 vite në polici, kush është babai shqiptar që vrau me armën e shërbimit vajzën 21-vjeçare?

0

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Kosovën, pasi një efektiv policie qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe më pas vrau edhe veten. Efektivi i policisë kishte 20 vjet që po punonte në Policinë e Kosovës. S.M nga Prizreni, 52-vjeçar dyshohet se pikërisht me armën e shërbimit ka vrarë vajzën e tij, 21-vjeçare, e pastaj edhe veten. Policia thotë se në vendngjarje ka qenë edhe djali i efektivit.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës në prizren u shpreh:

Vëllau i viktimës dhe djali pra, ka qenë në vend të ngjarjes dëshmitarët përreth fqinjët e kanë lajmëruar rastin, jemi duke punuar që të zbardhet ky rast. Ata kanë qenë në shtëpi dhe mund të intervistohen si dëshmitare. Familjarët dhe fqinjët kanë lajmëruar fillimisht për krisma, kanë dyshuar fillimisht nga fishekzjarrët. Ne jemi në hetimet fillestare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu