SPAK do të nisë të trajtojë privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani”

0

Kallzimi i bërë nga Taulant Balla për Kompleksin sportiv “Partizani” ka shënuar një zhvillim të ri. Mësohet se kjo çështjë do të trajtohet nga SPAK dhe do të ketë numrin 287/2020.
Të kallëzuarit janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri Mbrojtjes Arben Imami, Jamarbër Malltezi dhe drejtues të Shtabit të Ushtrisë sonë.
Në Ditën e dorzimit në SPAK të kësaj padie Taulant Balla tha se :
“Një pronë me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2 duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milion euro kjo është blere më pak se vlera e një garzonjere të shitur në atë zonë”.
Kujtojmë se Jamarbër Malltezi është përfituesi i drejtpërdrejt i kësaj prone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu