Mbi 200 viktima gjatë natës në Ukrainë. Mes tyre gra dhe fëmijë (ZHVILLIMET)

0

Ukraina është zgjuar në ditën e katërt të sulmit rus me shpërthime. Bilanci i viktimave ka arritur mbi 200, mes tyre edhe fëmijë. Po ashtu raportohet për dhjetra të plagosur e të zhdukur, në ditën e katërt të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës

Kjo u konfirmua nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës duke raportuar se një raketë ka goditur një bllok njësi nëntëkatëshe në qytetin verilindor të Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të tjera.

Po ashtu, në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është zgjuar me bombardime. Pak orë më parë një raketë goditi qytetin, ndërsa po shpërthime u dëgjuan edhe në Kharkiv dhe në Kherson. Nënkryetari i bashkisë së Kievit, Mykola Povoroznyk ka thënë se situata në qytet mbetet e qetë dhe nën kontrollin e forcave ukrainase. Ai vuri në dukje edhe pse kishte pasur përleshje me grupet diversante ruse në Kiev gjatë natës, por nuk dha asnjë detaj.

Ndërsa në Okhtyrka ka pasur viktima. Guvernatori i Sumy-t, Dmitry Zhivitsky thotë se të paktën gjashtë ukrainas, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare. Një kopsht fëmijësh dhe një jetimore ishin ndër objektivat e raportuara, të cilat Rusia i ka mohuar.

Britania e Madhe konfirmoi se ka dërguar trupa dhe mjete luftarake në Europën Lindore. Gjithashtu, kancelari gjerman Olaf Scholz bëri me dije se vendi i tij ka dërgur 500 raketahedhëse “Stinger” dhe 1 mijë armë anti-tank. Franca, Estonia, Holanda, Portugalia dhe shumë vende të tjera europiane kanë furnizuar me armatime shtetin ukrainas.

Kryeministri britanik Boris Johnson bisedoi në telefon me presidentin Zelenski. Ai këmbënguli se faktori ndërkombëtar duhet ta izolojë Rusinë akoma më shumë në aspektin diplomatik dhe financiar. SHBA, BE dhe Kanada pranuan njëzëri për të përjashtuar bankat ruse nga sistemi ndërkombëtar financiar SëIFT. Gjithashtu, u vendos që të ngrijnë asetet e Bankës Qendrore të Rusisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi në ditët e ardhshme. Një zyrtar i NATO-s bëri me dije se forcat ruse janë demoralizuar për shkak të rezistencës që po hasin nga forcat ukrainase. Sipas tij, ato po përparojnë me ngadalësi në territorin ukrainas me qëllim që të zhvillojnë negociata.

Çfarë ka ndodhur?

Ukraina raportoi se ka vrarë afro 800 ushtarë rusë dhe ka shkatërruar 30 tanke, shtatë avionë dhe 6 helikopterë ushtarakë. Nga pala ukrainase u raportuan rreth 200 viktima dhe 316 të plagosur. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky shprehu pakënaqësi për përpjekjet e koalicionit perëndimor kundër Moskës. Në një fjalim, Zelensky tha se vendi i tij “mbeti i vetëm” për të luftuar Rusinë. Ai po ashtu deklaroi se objektivi kryesor i ushtrisë ruse është ai dhe familja e tij, deklaratë kjo e konfirmuar edhe nga DASH.

Pas bisedës telefonike që pati me liderin e Kinës, Xin Jinping, presidenti i Rusisë Vladimir Putin pranoi se ishte gatshëm për bisedime me homologun ukrainas Volodimir Zelenski.

BE vendosi të godasë “kokat” e Rusisë, Presidentin Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov, duke iu ngrirë asetet evropiane. Presidenti i SHBA Joe Biden tha se katër banka të tjera, përfshirë dy më të mëdhatë, Sberbank dhe VTB, do të goditeshin me sanksione nga sanksionet perëndimore. Për më tepër, kontrollet e eksportit të vendosura në komponentë të ndjeshëm do të “presin më shumë se gjysmën e importeve të teknologjisë së lartë të Rusisë”. Ministria e Mbrojtjes së Rusië u shpreh se operacioni për pushtimin e Ukrainës po shkonte sipas planit duke shkatërruar 83 objektiva ushtarakë ukrainas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu