Mbi 5 mln dollarë për vendndodhjen e tij, Iraku arreston “kokën” e financimit të ISIS

0

Iraku pretendon se ka arrestuar “kokën” që financon grupin e xhihadistëve të ISIS ditën e sotme.

Sami Jasim al-Jaburi u arrestua këtë të hënë pas një operacioni kompleks të zhvilluar nga Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare të Irakut.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Mustafa al-Kadhimi përmes një postimi në Tëitter.

Ai shkruan se al-Jaburi është arrestuar në kufi por pa dhënë një vendndodhje specifike. Më tej ai shton se Jasim njihej gjithashtu me emrin Haxhi Hamid, dhe ishte nënkryetari i Shtetit Islamik.

SHBA kishte ofruar një shpërblim prej 5 milion dollarësh (3.7 milion £) për informacionin që çoi në kapjen e tij.

Faqja e internetit e “FBI’s Rewards for Justice” pretendoi se ai ishte “instrumental në menaxhimin e financave për operacionet terroriste të [IS]” dhe kishte mbikëqyrur “operacionet e gjenerimit të të ardhurave nga grupi nga shitjet e paligjshme të naftës, gazit, antikave dhe mineraleve”.

Zyrtarët irakianë po e përshëndesin kapjen e Sami Jasimit si një goditje të rëndësishme për Shtetin Islamik.

Operativi i nivelit të lartë të IS-it besohet të ketë qenë jo vetëm përgjegjës për financat e grupit, por edhe për operacionet e tij ndërkufitare në Siri dhe Irak, ku vazhdon të sulmojë bazat e policisë dhe ushtrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu