Disa fëmijë të kopshtit nr. 1 në bashkinë e Gramshit dyshohet se janë infektuar me salmonelë.
Në fillim të kësaj jave 72 fëmijë janë paraqitur në spitalin e Gramshit gjatë kësaj jave me shqetësime gastroestinale dhe temperaturë.
Fëmijëve që kishin shqetësime më të rënda u janë marrë kampionët e analizave. Në total janë analizuar 30 fëmijë, prej të cilëve një rezulton i prekur me salmonelë ndërsa për pjesën tjetër përgjigja e analizave pritet të dielën.
Aktualisht në spitalin e Gramshit ndodhen të hospitalizuar 3 fëmijë. Bashkia e Gramshit ka marrë masa paraprake duke mbyllur provizorisht kopshtin dhe duke dezinfektuar ambientet.
Dyshohet se infektimi me bakterin e salmonelës është marrë nga ushqimi në kopsht.
Nga ana tjetër edhe pse ka marrë njoftimin prej 3 ditësh AKU Elbasan vetëm sot po shkon të marrë kampionët ushqimorë për analizim.