Mbipopullimi i Barcelonës/ Kush pritet të largohet pas transferimit të Memphis Depay

0

Memphis Depay është transferimi më i fundit i Barcelonës dhe është bërë pjesë e departamentit të mbipopulluar të Blaugranëve në fazën e sulmit.

Trajneri Ronald Koeman e ka kërkuar holandezin qe një kohë, por arritja e tij do të thotë se tashmë janë tetë lojtarë në garë për tri pozita te katalunasit.

Depay iu është bashkuar emrave, si Lionel Messi, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Francisco Trincao, Martin Braithwaite, Ansu Fati e Sergio Aguero, në fazën ofensive.

Kjo nënkupton se priten largime të sulmuesve, madje edhe nëse Koeman vendos t’i mbajë nga dy lojtarë për secilën pozitë (gjashtë), sërish mbesin dy më shumë.

Tema kryesore te Barcelona është rinovimi i kontratës së Messit, e cila skadon më 30 qershor.

Argjentinasi akoma nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Camp Nou, ndërsa i gjithë klubi, të udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, po bëjnë maksimumin që ta bindin 33-vjeçarin të qëndrojë.

Askush nuk dëshiron që Leo të jetë njëra nga lojtarët që do të largohet, ndërkohë që shpresa e tifozëve është vazhdimi i tij me Barcën.

Ka spekulime se Blaugranët do t’i dëgjojnë ofertat për sulmuesin francez Griezman. Problemi qëndron në faktin se katalunasit kanë edhe 72 milionë euro borxh për 30-vjeçarin, i cili përfiton 20 milionë euro në sezon.

Pak klube mund t’ia ofrojnë një pagë të tillë Antoine Griezmannit, derisa shumë që duhet të paguajnë për të transferimin e tij mund të jetë shumë e lartë për t’u përballuar.

Pas fillimit shpërthyes të sezonit 2020/2021, Ansu Fati mungoi në pjesën më të madhe për shkak të lëndimit të gjurit.

Nëse ai rikthehet nga aty ku e la, 18-vjeçari do të jetë si një transferim i ri dhe gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë Blaugranëve pas nënshkrimit potencial të Messit. Barca as që e mendon shitjen e talentit spanjoll dhe të gjithë presin rikthimin e tij në formën më të mirë dhe shmangien nga lëndimet.

Transferimi i Agueros lë të qartë se Braithwaite nuk ka hapësirë në skuadër. Me shumë mundësi, ai do të largohet, sepse veçmë ka pasur minutazh të kufizuar.

Në teori, plani për Trinacon është që të vazhdojë të përshtatet te Barcelona edhe për një sezon tjetër.

Anësori portugez nuk i ka arritur pritshmëritë deri më tani dhe ndryshimet taktike në mes të sezonit nuk ishin në favor të tij. Megjithatë, ai është vetëm 21 vjeçar dhe ka premtuar potencial.

Qëllimi është që t’i ofrohet mundësi njëvjeçare që të zhvillohet në ekipin e Blaugranëve, sidoqoftë nëse klubi merr ndonjë ofertë, atëherë do ta shqyrtojë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu