Mbledhja e kryesisë së PD-së, merret vendimi: Më 20 qershor mblidhet Këshilli Kombëtar

0

TIRANË- Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike të vulës prej më shumnë se 5 orësh po vazhdon. Por mësohet se nga mbledhja deri më tani janë marrë disa vendime. Fillimisht është marrë vendimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtarë në 20 qershor. Po ashtu çdo kandidat që do të marrë pjesë në zgjedhje duhet që të paraqesë kërkesën brenda datës 20 qershor, ndërkohë që fushata zgjedhore do të jetë nga 24 qershor deri në 27 korrik. Ndërsa zgjedhjet do të mbahen në 29 korrik.

Vendimet e marra:

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot te thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtare me 20 qershor.

Kryesia e PD vendosi Organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH.

Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;

Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;

Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023.

Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.

Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator 2023.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu